Mesazhet e koduara për spiunen serbe, kështu e falënderonte BIA për punën në Kosovë - Gazeta Express
string(82) "mesazhet-e-koduara-per-spiunen-serbe-keshtu-e-falenderonte-bia-per-punen-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 12:14

Mesazhet e koduara për spiunen serbe, kështu e falënderonte BIA për punën në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 12:14

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, vazhdon seanca për Jelena Gjulanoviq.

Në dosjen e hetimit për rastin e spiunazhit në Prishtinë, janë zbuluar komunikime që prokuroria i cilëson si mesazhe të koduara, ku përmendet një “falënderim për punën në Kosovë”, i interpretuar si referencë ndaj veprimtarisë së dyshuar të lidhur me strukturat e inteligjencës serbe (BIA), raporton Indeksonline

Sipas pretendimeve të Prokurorisë Speciale, në këto komunikime përfshihet edhe emri i Aleksandar Vllajiq, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e kontakteve të rrjetit që po hetohet.

Në këtë rast është e akuzuar edhe Jelena Gjukanoviq, ndaj së cilës po vazhdon procesi gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Prokuroria thotë se mesazhet dhe dokumentet e administruara po trajtohen si pjesë e provave që lidhen me aktivitet të dyshuar të inteligjencës, ndërsa mbrojtja i ka kundërshtuar këto pretendime.

Advertisement
Advertisement
Advertisement