Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abdixhikun, do të takohemi javën e ardhshme - Gazeta Express
string(97) "afati-per-presidentin-kurti-jam-ne-kontakt-me-hamzen-e-abdixhikun-do-te-takohemi-javen-e-ardhshme"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 12:10

Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abdixhikun, do të takohemi javën e ardhshme

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 12:10

Kreu i Qeverisë së Kosovës dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë takime javën e ardhshme për temën e presidentit.

Kurti duke shkuar për në seancë të Kuvendit ka thënë se është në kontakt edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza.

“Do të ketë takime në javën e ardhshme”, ka thënë Kurti.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimin e fundit të nxjerrë për Dekretin e presidentes Vjosa Osmani, kishte konstatuar se i njejti s’kishte kurrfarë efekti dhe i ka dhënë edhe 34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e presidentit të ri. Kjo pasi ka konstatuar se mes datës kur është konstituuar Kuvendi dhe datës 4 mars, nuk ka pasur hapësirë për konsumimin e afatit 60 ditor.

Kushtetuesja megjithatë ka sqaruar se presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 dite dhe se ky afat duhet të nis e të përmbyllet 30 ditë pa i kaluar mandati presidentit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement