QAMILI: TETOVA PËR HERË TË PARË NIKOQIRE E UNIONIT TË BASHKIVE SHQIPTARE - Gazeta Express
string(71) "qamili-tetova-per-here-te-pare-nikoqire-e-unionit-te-bashkive-shqiptare"

Maqedoni

Gazeta Express

02/04/2026 16:11

QAMILI: TETOVA PËR HERË TË PARË NIKOQIRE E UNIONIT TË BASHKIVE SHQIPTARE

Maqedoni

Gazeta Express

02/04/2026 16:11

Tetova do të jetë nikoqire e mbledhjes së radhës së Unionit të Bashkive Shqiptare, ku për herë të parë në këtë qytet do të zhvillohen takimi i këshillit drejtues dhe asambleja e përgjithshme. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, i cili tha se për Komunën e Tetovës kjo është nderë dhe kënaqësi. Në këtë takim pritet të marrin pjesë kryetarë komunash nga të gjitha trojet shqiptare, ndërsa në fokus do të jenë projektet e përbashkëta zhvillimore, programet e financimit dhe bashkëpunimet ndërkufitare.

“Nesër Tetova do të jetë nikoqire e Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon ku për herë të parë do të mbahet mbledhja e këshillit drejtues dhe asamblesë së përgjithshme të këtij unioni, ku nikoqir do të jetë kryetari Bilall Kasami. Në këtë mbledhje do të marrin pjesë shumë kryetar të komunave nga trojet shqiptare. Në këtë mbledhje do të diskutohen shumë pika të rëndësishme që kanë të bëjnë më zhvillim të përbashkët të komunave shqiptare dhe do të dikutohen programet e ndryshme dhe projektet e financimit, gjegjësisht projetkete ndërkufitare dhe evropjane. Është nderë dhe kënaqësi që Tetova të mirëpres këtë union dhe shpresojmë që nga kjo mbledhje të dalin shumë bashkëpunime të rëndësishme mes komunave shqiptare” tha Qamili.

Pasi të bëhet raportimi i ecurisë së punës, pritet që të disktuohet për gjymsën e dytë të vitit 2026 për plan projektet dhe ankesat. Temat kyqr do të jenë trashëgimia kulturore dhe turizmi, projektet sociale, zhvillimi ekonomik, infrastruktura dhe pika tjera që pritet të përmirësojnë jetën e banorëve në trojet shqiptare. Në fund pritet që të nxiren konkluzione dhe të bëhet hartimi i rekomandimeve për Sekretariatin Teknik të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon për për vitin 2027.

Unioni, i themeluar në vitin 2016, shërben si platformë bashkëpunimi mes komunave shqiptare në rajon, duke synuar koordinimin e politikave dhe projekteve të përbashkëta . Në takimet e mëhershme janë diskutuar dhe iniciuar projekte konkrete, përfshirë krijimin e paketave të përbashkëta turistike, aplikime të përbashkëta për fonde të Bashkimit Evropian dhe nisma në fushën e digjitalizimit dhe zhvillimit lokal .

Po ashtu, në një nga mbledhjet e mëparshme është hartuar edhe një plan i përbashkët vjetor me projekte në fusha si kultura, turizmi dhe urbanizmi, duke synuar përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat pjesëmarrëse .

Autoritetet lokale shprehen se pritshmëritë janë që edhe nga takimi në Tetovë të dalin iniciativa dhe bashkëpunime të reja me rëndësi për zhvillimin e komunave shqiptare në rajon. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement