Lista e zezë përsëri një opsion për Dodikun, senatorët amerikanë kërkojnë sanksione të reja ndaj tij - Gazeta Express
string(99) "lista-e-zeze-perseri-nje-opsion-per-dodikun-senatoret-amerikane-kerkojne-sanksione-te-reja-ndaj-tij"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 12:50

Lista e zezë përsëri një opsion për Dodikun, senatorët amerikanë kërkojnë sanksione të reja ndaj tij

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 12:50

Lideri i SNSD-së, Milorad Dodik, i cili më parë ishte në listën e zezë amerikane, është ndjekur me kujdes nga administrata e SHBA-ve, teksa disa ligjvënës amerikanë kërkojnë rivendosjen e sanksioneve ndaj tij.

Dodik dhe disa anëtarë të familjes së tij ishin vendosur në listën e zezë amerikane për shkak të veprimeve që sipas Washingtonit dëmtonin stabilitetin në Bosnjë e Hercegovinë. Megjithatë, në tetor të vitit të kaluar, ai arriti të lirohej nga këto sanksione.

Tani, një grup i përbërë nga senatorë dhe kongresmenë amerikanë ka dërguar një letër administratës së ish-presidentit Donald Trump, duke kërkuar rivendosjen e sanksioneve, me argumentin se Dodik ka vazhduar veprimet që minojnë Marrëveshjen e Dejtonit, përfshirë mbështetjen për ndarjen e Republikës Srpska dhe sfidimin e autoritetit të institucioneve shtetërore.

Në një letër të botuar nga The Hill, ligjvënësit i kërkuan Sekretarit të Thesarit Scott Bessant dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio të sanksionojnë Dodik në përputhje me ligjin federal, duke deklaruar se sanksionet duhej të rinovoheshin më 18 mars, sipas rregulloreve.

Ligjvënësit amerikanë thonë se Dodik ka vazhduar veprimet që dëmtojnë drejtpërdrejt Marrëveshjen e Dejtonit, duke përfshirë avokimin për shkëputjen e Republika Srpska dhe sfidimin e juridiksionit të institucioneve shtetërore.

“Ndërsa e kuptojmë që heqja e sanksioneve mund të jetë nxitur nga dëshira për të arritur stabilitet më të madh politik në BiH, veprimet e mëvonshme të Dodikut tregojnë qartë se ai nuk ka ndërmend të ndjekë atë rrugë”, thuhet në letër sipas Oslobodjenje

Analistët politikë vlerësojnë se Dodik vijon të ndjekë rrugën e tij të zakonshme politike. Tanja Topiq, analiste politike, shpjegon se Dodik e konsideron shtetin “të pamundur” dhe vazhdon të shohë ndarjen si zgjidhje të vetme. Sipas saj, marrëdhëniet e tij me komunitetin ndërkombëtar, përfshirë SHBA, Rusinë, Izraelin dhe Hungarinë e Viktor Orban, janë tipike për një udhëheqës autoritar

Advertisement
Advertisement
Advertisement