Mendi Qyra përgënjeshtron Mickoskin: Struga është komunë me shumicë shqiptare - Gazeta Express
string(76) "mendi-qyra-pergenjeshtron-mickoskin-struga-eshte-komune-me-shumice-shqiptare"

Maqedoni

Gazeta Express

02/04/2026 13:38

Mendi Qyra përgënjeshtron Mickoskin: Struga është komunë me shumicë shqiptare

Maqedoni

Gazeta Express

02/04/2026 13:38

Kryetari i komunës së Strugës Mendi Qyra, në një intervistë për Alsat, ka deklaruar se shumica e popullsisë në Strugë janë shqiptarë dhe se këtë e tregojnë statistikat.

Deklarata e tij vjen, disa orë pasi kryeministri Mickoski, tha se maqedonasit janë shumicë në Strugë.

“Nëse nisim të flasim për statistikat që janë zyrtare, dihet se në komunën e Strugës jetojnë etni të ndryshme. Shumica janë shqiptarë, pastaj vijnë maqedonasit dhe të tjerët. Sa e dëgjova kalimthi deklaratën e kryeministrit, kishte të bëjë me disa komuna, të përfshira në paketë, jo vetëm për Strugën. Megjithatë, dihet se statistikat e Strugës dhe unë nuk dua t’i komentoj ato sepse ato janë zyrtare”, tha Qyra.

Advertisement
Advertisement
Advertisement