Në kohën kur i kanë mbetur edhe dy ditë mandat presidentes Vjosa Osmani, ajo ende nuk ka vepruar sa i përket emërimit të anëtarit të dhjetë në KQZ, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të papranueshme kërkesën e saj për sqarim lidhur me çështjen e emërimit të anëtarëve të KQZ-së.
Të pyetur se a do ta emërojë këtë anëtar presidentja para përfundimit të mandatit, nga Zyra e Presidentes Osmani thanë shkurt për RTV21 se “nuk ka diçka të re”.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja i kanë bërë thirrje Osmanit që ta kompletojë përbërjen e KQZ-së, LVV-ja duke insistuar që anëtari i tretë në KQZ u takon atyre, ndërsa PDK-ja për anëtarin e dytë të saj.