Nagavci 'ligjëron' për çështjen e zgjedhjes së Presidentit në seancë, thotë se ka që po punojnë për zgjedhje - Gazeta Express
string(106) "nagavci-ligjeron-per-ceshtjen-e1-zgjedhjes-se-presidentit-ne-seance-thote-se-ka-qe-po-punojne-per-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 11:59

Nagavci ‘ligjëron’ për çështjen e zgjedhjes së Presidentit në seancë, thotë se ka që po punojnë për zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 11:59

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arëberie Nagavci, ka bërë thirrje sot në Kuvend për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se ata që “punojnë për zgjedhje”  duhet ta dinë se prapë do t’iu duhet të bashkëpunojnë për këtë temë.

“Në këtë fazë kemi nevoje për unitet dhe bashkëpunim. Para nesh kemi një proces të rëndësishëm kushtetues. Zgjedhja e Presidentit të Republikës nga secila e secili kërkohet pjekuri politike. Nën emrin e secilit deputet nënshkruhet serioziteti i këtij institucioni. Presidenti si figurë e unitetit të popullit thërret për proces që duhet të udhëhiqet nga fryma e bashkëpunimi. Përgjegjësia është e jona, s’mund të zhvendoset, shtyhet dhe relativizohet. Qytetarët presin nga ne që të marrim vendime. Edhe ata që mendojnë dhe punojnë për zgjedhje duhet ta dinë se zgjedhjet nuk na e heqin përgjegjësinë për të bashkëpunuar për të njëjtat tema herët apo më vonë. E në këto kushte më mirë tani se më vonë”.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy anëtarë të saj për President të vendit, Glauk Konjufcën dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçakun.

Partitë opozitare kanë kërkuar marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit të ri./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement