Nis seanca plenare e Kuvendit, Nagavci propozon shtimin e disa pikave në rendin e ditës - Gazeta Express
string(86) "nis-seanca-plenare-e-kuvendit-nagavci-propozon-shtimin-e-disa-pikave-ne-rendin-e-dites"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 11:08

Nis seanca plenare e Kuvendit, Nagavci propozon shtimin e disa pikave në rendin e ditës

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 11:08

Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës.

Janë 16 pika në rendin e ditës të cilat do të shqyrtohen sot, shumica prej tyre lidhur me ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare dhe me formimin e komisioneve ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të disa institucioneve të pavarura.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e mori fjalën për të propozuar shtimin e disa pikave në rendin e ditës.

PDK-ja mbështeti përfshirjen në rend të ditës të pikave të propozuara nga LVV.

LDK-ja, ndërkaq, tha se nuk e mbështet këtë, duke argumentuar se u nevojitet më shumë kohë për t’i shqyrtuar.

AAK-ja gjithashtu mbështeti propozimin, por kritikoi mënyrën se si u bë kjo. Herë të tjera, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri tha se duhet të konsultohen me kohë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement