Kryemnistri Albin Kurti paralajmëroi takime me opozitën lidhur me çëshjten e Presidentit.
I pyetur nga RTV21 për këtë, Kurti u përgjigj shkurtimisht me “sigurisht”, ndërsa po shkonte në zyrën e grupit parlamentar të LVV-së në Kuvend, së bashku me kryeparlamentaren Albulena Haxhiu.
Për në orën 10:00 është paralajmëruar nisja e një seance plenare të Kuvendit.
Ka kaluar mbi një javë që kur Gjykata Kushtetuese vendosi që Presidenti të zgjidhet në një afat prej 34 ditësh, ndërsa ende nuk është bërë asnjë lëvizje.
Kurti paralajmëroi edhe para pak ditësh se do të takohet me kryetarët e partive opozitare, por përpara kësaj, tha “më nevojiten konsultimet e brendshme”, të cilat, siç tha ai, nuk kishte pasur ende kohë që t’i bënte.
Mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 5 prill dhe mundësia që LVV-ja ta mbështeste atë edhe për një mandat duket se u hodh poshtë përfundimisht më 5 mars, kur partia e Kurtit njoftoi se për shef të shtetit e kishin propozuar Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme.