Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet të udhëtojë në Uashington DC javën e ardhshme, ka konfirmuar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për BBC.
Zyrtari nuk ka dhënë detaje për kohën e saktë të vizitës.
Ndërkohë, një zëdhënës i NATO-s për agjencinë Reuters ka thënë se bëhet fjalë për një vizitë të planifikuar prej kohësh.
Megjithatë, vizita vjen në një moment tensionesh, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër aleatët evropianë për qëndrimet lidhur me luftën në Iran dhe ka kërcënuar me tërheqje të SHBA-së nga aleanca ushtarake.
Të mërkurën, Trump ka vazhduar kritikat ndaj Britanisë së Madhe, Francës dhe disa aleatëve të tjerë të NATO-s, duke i quajtur “tigër prej letre”.
“Ne kemi pasur disa aleatë shumë të dobët në NATO,” ka deklaruar Trump.
“Shpresoj që nuk do të kemi kurrë nevojë për ta. Nuk mendoj se do t’i kemi nevojë”.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...