Shqetësues e sheh analisti Ben Andoni anulimin e samitit të shefave të shteteve të Ballkanit Perëndimor me Kroacinë dhe Slloveninë, i njohur si samiti Brdo-Brijoni. Ai ka veçuar rëndësinë që ka pasur ky samit, duke theksuar se futja si grup i të gjitha shteteve të rajonit në një mënyrë “i sheshonte problemet që kishin me njëra-tjetrën”.
Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, dy ditë më parë e anuloi samitin që parashihej të zhvillohej në fund të muajit maj. Si arsyetim për anulim ka përmendur mosekzistimin e kushteve që në atë takim të ftohet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për shkak të deklaratave të tij kohën e fundit.
Siç ka thënë Andoni, kjo tregon se përpjekja për ta kthyer në traditë një format që bënë bashkë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk shkon gjatë.
“Jashtëzakonisht shqetësues. Kroacia dhe Sllovenia e kanë iniciuar Brdo Brijonin shumë kohë përpara se të formalizohej si kornizë. Qysh më 2013 kur u kthye në format që mendonte integrimin e gjithë Ballkanit, futja si grup e të gjitha vendeve në një mënyrë sheshonte edhe problematikat që kishin me njëra-tjetrën. Ardhur në kohën tonë kur Brdo Brijoni mori pak më shumë forcë sidomos pas vitit 2014 pas Samitit të Berlinit tregon se përpjekja për të kthyer në traditë një format që bënte bashkë vendet e Ballkanit tregonte se nuk mund të shkonte më gjatë. Duket që vendet e Ballkanit kanë mallkimin e madh që gjithmonë fqinjin ta shikojnë jo vetëm si fqinj, por si armik. Të tilla kanë qenë deklaratat e presidentit Vuçiq”, ka thënë ai në Interaktiv.
Presidenti kroat Milanoviq më 30 mars ka thënë se retorika e Vuçiqit është në kundërshtim të plotë me qëllimet e procesit Brdo-Brijoni dhe se deklaratat e tij politike “i dëmtojnë raportet ndërshtetërore dhe rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore”.
Vuçiq ka akuzuar Kroacinë se qëndron prapa tentimeve për revolucion dhe shembje të pushtetit në Serbi, dhe se së bashku me Shqipërinë dhe Kosovën, Kroacia po planifikon ta sulmojë Serbinë.
Për shumë vjet, Kroacia nuk e ka ftuar për vizitë presidentin e Serbisë dhe nuk i ka dhënë as leje për vizitë private.
Nisma Brdo-Brijoni është forum i iniciuar nga Kroacia dhe Sllovenia për t’i ndihmuar shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në integrimin në Bashkimin Evropian. /Koha
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...