Rritet numri i bizneseve të reja, mbi 1 mijë u regjistruan vetëm në shkurt - Gazeta Express
string(73) "rritet-numri-i-bizneseve-te-reja-mbi-1-mije-u-regjistruan-vetem-ne-shkurt"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 7:08

Rritet numri i bizneseve të reja, mbi 1 mijë u regjistruan vetëm në shkurt

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 7:08

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë muajit shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 1,176 ndërmarrje të reja në vend. Ky numër paraqet një rritje prej 10.9% krahasuar me muajin paraprak, si dhe një rritje edhe më të theksuar prej 15.5% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij mujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 280 (23.8%), Ndërtimtari me 126 (10.7%), Prodhim me 123 (10.5%), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 120 (10.2%), etj.

Në kategorinë “Mikro Ndërmarrje” (0 deri në 9 të punësuar) janë gjithsej 1 166 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Vogla” (10 deri 49 të punësuar) janë gjithsej 9 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Mesme” (50 deri 249 të punësuar) është vetëm 1 ndërmarrje kurse në kategorinë “Ndërmarrje të Mëdha“ (250+), nuk kemi ndërmarrje të regjistruara këtë muaj.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të regjioneve: Regjioni i Prishtinës prinë me 485 ndërmarrje të regjistruara (41.2%), Regjioni i Prizrenit me 132 (11.2%), Regjioni i Ferizajt me 125 (10.6%), Regjioni i Mitrovicës me 114 (9.7%), Regjioni i Pejës me 113 (9.6%), Regjioni i Gjilanit me 104 (8.8%), dhe Regjioni i Gjakovës me 103 (8.8%).

Advertisement
Advertisement
Advertisement