Ambasada amerikane paralajmëron se Shqipëria mund të jetë cak i grupeve të lidhura me Iranin - Gazeta Express
string(92) "ambasada-amerikane-paralajmeron-se-shqiperia-mund-te-jete-cak-i-grupeve-te-lidhura-me-iranin"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 7:02

Ambasada amerikane paralajmëron se Shqipëria mund të jetë cak i grupeve të lidhura me Iranin

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 7:02

Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me ShBA-në në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, ambasada tha se cak mund të jenë edhe elementë të opozitës iraniane që janë të vendosur në territorin shqiptar.

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri”.

“Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante”.

Ambasada i inkurajoi qytetarët amerikanë të jenë me vigjilencë të shtuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement