Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian letër të hapur amerikanëve: Nuk e nisëm ne luftën dhe nuk jemi kërcënim - Gazeta Express
string(108) "presidenti-i-iranit-masoud-pezeshkian-leter-te-hapur-amerikaneve-nuk-e-nisem-ne-luften-dhe-nuk-jemi-kercenim"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 21:53

Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian letër të hapur amerikanëve: Nuk e nisëm ne luftën dhe nuk jemi kërcënim

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 21:53

Masoud Pezeshkian ka theksuar në një letër të hapur drejtuar amerikanëve se Irani nuk ka filluar asnjë konflikt dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë e rajonit. Ai kujtoi se Irani, me emrin, karakterin dhe identitetin e tij, është një nga qytetërimet më të vjetra me prezencë të vazhdueshme në histori.

Presidenti shtoi se “Irani nuk ka zgjedhur asnjëherë në historinë moderne rrugën e agresionit, zgjerimit, kolonializmit apo dominimit mbi vendet e tjera. Ai nuk ka nisur kurrë luftë, por ka mbrojtur vendin me vendosmëri dhe guxim kundër çdo sulmi”.

Ai pohoi gjithashtu se përshkrimi i Iranit si kërcënim “nuk përputhet as me realitetin historik, as me ngjarjet e sotme të dukshme”. Sipas tij, kjo perceptim është pasojë e “kapritjeve politike dhe ekonomike të fuqive të mëdha, nevoja për të krijuar një armik për të justifikuar presionin, për të ruajtur dominimin ushtarak, për të mbështetur industrinë e armëve dhe për të kontrolluar tregjet strategjike”.

Pezeshkian lidhi mosbesimin iranian ndaj Uashingtonit me ndërhyrjet e huaja dhe “sanksionet çnjerëzore”. Ai tha se marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA-së fillimisht nuk ishin armiqësore dhe ndërveprimet mes popujve nuk ishin të tensionuara.

Ai e konsideron si pikë kthese grushtin e shtetit të vitit 1953, kur Kryeministri Mohammed Mosaddeq u rrëzua me ndërhyrje të CIA-s. Pezeshkian e përshkroi atë si “një ndërhyrje të paligjshme amerikane për të penguar nacionalizimin e burimeve të Iranit”.

Mosbesimi u thellua më tej për shkak të mbështetjes amerikane për regjimin e Reza Shah Pahlavi, për mbështetjen ndaj Saddam Huseinit, për sanksionet e gjera dhe agresionin ushtarak të paarsyeshëm, dy herë gjatë negociatave kundër Iranit.

Duke folur për luftën aktuale SHBA-Izrael kundër Iranit, Pezeshkian pyeti se cilat janë interesat e vërteta që shërben veprimi ushtarak amerikan dhe nënvizoi koston për iranianët dhe amerikanët. “A ekzistonte një kërcënim real nga Irani që ta justifikonte këtë sjellje?” – tha ai, ka transmetuar Panorama.

Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje sulmet ndaj civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës mjekësore, duke pyetur: “A ka një qëllim tjetër këtu përveç dëmtimit të mëtejshëm të imazhit global të SHBA-së?”

Në fund, Pezeshkian e kontestoi rolin e Izraelit, duke pyetur: “A nuk është e qartë se Amerika është e përfshirë si përfaqësuese e Izraelit, e influencuar dhe e manipuluar nga ky regjim? Nuk është e dukshme se Izraeli synon të luftojë Iranin deri te i fundit ushtar amerikan dhe deri te dollari i fundit i taksapaguesve amerikanë, duke kaluar barrën tek Irani, rajoni dhe vetë SHBA-ja, në shërbim të interesave të paligjshme?”

Advertisement
Advertisement
Advertisement