Macron dhe kryeministrja japoneze surprizojnë në Tokio, imitojnë “Kamehameha” nga Dragon Ball para mediave - Gazeta Express
string(103) "macron-dhe-kryeministrja-japoneze-surprizojne-ne-tokio-imitojne-kamehameha-nga-dragon-ball-para-mediave"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 18:43

Macron dhe kryeministrja japoneze surprizojnë në Tokio, imitojnë “Kamehameha” nga Dragon Ball para mediave

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 18:43

Pas përfundimit të konferencës së përbashkët për shtyp në Tokio, Emmanuel Macron dhe Sanae Takaichi surprizuan audiencën duke imituar lëvizjen e famshme “Kamehameha”, valën e energjisë nga filmi i animuar Dragon Ball.

Gjesti i tyre simbolik u pa si një shenjë afrimi kulturor mes Francës dhe Japonisë, duke pasur parasysh se Franca është importuesja më e madhe në botë e mangave japoneze. Macron, i njohur për pasionin e tij ndaj këtij zhanri, theksoi rëndësinë që manga ka për të rinjtë dhe për trashëgiminë kulturore.

“Ne duam të bëjmë më shumë për mangën. I duam pothuajse aq sa ju. Të rinjtë tanë i duan këto libra dhe historitë e tyre, dhe ne duam të vazhdojmë t’i zhvillojmë dhe të luftojmë piraterinë”, u shpreh presidenti francez.

Takimi mes dy udhëheqësve në Tokio u fokusua gjithashtu në çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit industrial, duke vendosur baza për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ku kultura dhe industria kreative mbeten elementë kyç. /TCH

Advertisement
Advertisement
Advertisement