Ministria për Kulturë dhe Turizëm ka njoftuar se nga sot (1 prill) deri më 30 prill do të pranohen aplikimet për çmimin shtetëror “23 Tetori” për vitin 2026.
Sipas njoftimit, të drejtë aplikimi kanë individë, grupe, ekipe, institucione dhe shoqata që kanë shënuar arritje të rëndësishme në fusha të ndryshme.
Ky çmim përfaqëson mirënjohjen më të lartë shtetërore për kontribut shumëvjeçar në shkencë, kulturë, arsim, mbrojtjen e interesave shtetërore si dhe në promovimin e vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga Ministria bëjnë të ditur se brenda një viti mund të ndahen deri në pesë çmime të tilla.
Sa i përket shpërblimit financiar, çmimi “23 Tetori” përfshin një shumë në vlerë të dhjetë pagave mujore mesatare në vend, të llogaritura sipas tre muajve të fundit të vitit aktual.
tag_katrorimaqedoni_2
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...