Në shkurt të këtij viti, norma mesatare e interesit për totalin e kredive ishte 4.73 për qind, duke mbetur në nivelin e muajit të kaluar, ndërsa në bazë vjetore u ul me 0.45 pikë përqindjeje (pp). Norma mesatare e interesit për totalin e depozitave shënoi një rënie mujore prej 0.01 pp, dhe në bazë vjetore është e pandryshuar në 2.19 për qind, informoi Banka Popullore.
“Norma mesatare e interesit për kreditë e miratuara rishtazi në shkurt shënoi një rritje mujore dhe vjetore prej 0.22 pikë përqindjeje dhe 0.06 pikë përqindjeje, përkatësisht, dhe arriti në 4.69 përqind. Norma mesatare e interesit për depozitat e pranuara rishtazi shënoi një rritje mujore prej 0.08 pikë përqindjeje, ndërsa mbeti e pandryshuar në bazë vjetore dhe arriti në 2.41 përqind”, njoftoi BNBRSM.
Në shkurt, theksoi Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut në një deklaratë, norma mesatare e interesit për kreditë totale për sektorin e korporatave mbeti në të njëjtin nivel prej 4.35 përqind si në muajin paraprak. Krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, kjo normë interesi është më e ulët me 0.47 pikë përqindjeje.
Norma e interesit për kreditë e miratuara rishtazi për sektorin e korporatave, në shkurt, shënoi një rritje mujore prej 0.35 pikë përqindjeje dhe arriti në 4.62 përqind. Ndryshimi është rezultat i normave më të larta të interesit për kreditë në denarë pa klauzolë valutore dhe për normat e interesit për kreditë në valutë të huaj (me 0.42 pikë përqindjeje dhe 0.15 pikë përqindjeje, përkatësisht), në kushte të një rënieje të normave të interesit për kreditë në denarë me klauzolë valutore (me 0.22 pikë përqindjeje). Rritja vjetore e normës së interesit për kreditë e miratuara rishtazi për sektorin e korporatave arriti në 0.17 pikë përqindjeje, specifikon BBRSM.
Në shkurt, shtuan ata, norma mesatare e interesit për depozitat totale të sektorit të korporatave u rrit me 0.02 pikë përqindjeje në bazë mujore dhe arriti në 2.73 përqind.
tag_katrorimaqedoni_2