Qyra: Realizimi i segmentit Trebenishtë-Qafë Thanë i domosdoshëm, Komuna e Strugës ka dhënë mendim pozitiv për realizimin e projektit - Gazeta Express
string(131) "qyra-realizimi-i-segmentit-trebenishte-qafe-thane-i-domosdoshem-komuna-e-struges-ka-dhene-mendim-pozitiv-per-realizimin-e-projektit"

Maqedoni

Gazeta Express

31/03/2026 14:50

Qyra: Realizimi i segmentit Trebenishtë-Qafë Thanë i domosdoshëm, Komuna e Strugës ka dhënë mendim pozitiv për realizimin e projektit

Maqedoni

Gazeta Express

31/03/2026 14:50

Komuna e Strugës konfirmon përkushtimin e saj për realizimin e Korridorit VIII, duke theksuar se ky projekt strategjik është i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik, ndërlidhjen infrastrukturore dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.

Kryetari i Komunës, Mendi Qyra, vlerëson se segmenti Trebenishtë – Qafë Thanë duhet të vazhdojë, duke respektuar rekomandimet e UNESCO-s. Komuna ka dorëzuar mendim pozitiv për projektin në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe mbështet iniciativën e kompanisë Bechtel Enka për organizimin e një takimi publik konsultativ me qytetarët gjatë ditës së sotme.

“Realizimi i Korridorit VIII nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri për zhvillimin e Strugës, Maqedonisë së Veriut dhe gjithë rajonit. Ky projekt strategjik ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, ndërlidhjen infrastrukturore dhe perspektivën evropiane të vendit, dhe si i tillë paraqet prioritet të lartë. Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, është i vendosur se realizimi i segmentit Trebenishtë – Qafë Thanë është i domosdoshëm dhe duhet të vazhdojë. Ai thekson se institucionet duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar dhe të përgjegjshme, duke siguruar një zgjidhje që harmonizon nevojat zhvillimore me rekomandimet e UNESCO-s, çështje e trajtuar edhe në takimin e nivelit të lartë në Paris gjatë muajit shkurt. Komuna e Strugës tashmë ka dhënë mendim të qartë dhe pozitiv për realizimin e këtij projekti, duke e vlerësuar si thelbësor për të ardhmen e rajonit, mendim i cili është dorëzuar në Ministrinë e Mjedisit Jetësor”, thonë nga komuna.

Advertisement
Advertisement
Advertisement