Kroacia ndalon historianin serb, Radman mesazh Vuçiqit: Kemi të drejtë sovrane, “egërsia” ishte agresioni juaj mbi Kroacinë - Gazeta Express
string(118) "kroacia-ndalon-historianin-serb-radman-mesazh-vuciqit-kemi-te-drejte-sovrane-egersia-ishte-agresioni-juaj-mbi-kroacine"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 8:58

Kroacia ndalon historianin serb, Radman mesazh Vuçiqit: Kemi të drejtë sovrane, “egërsia” ishte agresioni juaj mbi Kroacinë

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 8:58

Aleksandar Vuciq ka akuzuar Kroacinë për “sjellje të egër” pasi autoritetet kroate ndaluan hyrjen në vend të historianit serb Milosh Kovic, duke paralajmëruar se Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë Zagrebit një notë proteste.

Koviç, profesor në Fakultetin Filozofik në Beograd, i cili po udhëtonte drejt Bosnje e Hercegovinës për të marrë pjesë në promovimin e librit “Tesla, serb jam”, deklaroi se të premten i ishte ndaluar hyrja në Kroaci me arsyetimin se “përbën kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendshme dhe shëndetin publik”.

Sipas raportimeve të HRT, Koviç konsiderohet figurë kontroverse në qarqet nacionaliste serbe. Ai ka qenë edhe dëshmitar i mbrojtjes së Ratko Mladic në Hagë në vitin 2015.

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, mbështeti vendimin e policisë kroate, duke theksuar se institucionet kanë vepruar mbi baza të arsyeshme.

Ai deklaroi se Kroacia, përveç mbrojtjes së interesave të saj kombëtare, mbron edhe kufijtë e Bashkimit Evropian, dhe se çdo person që dëshiron të hyjë në territorin e saj duhet të respektojë ligjet në fuqi.

Grlic Radman hodhi poshtë akuzat e Vuçiqit për “sjellje të egër”, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për refuzim hyrjeje, që është e drejtë sovrane e çdo shteti.

Ai shtoi se termi “sjellje e egër” lidhet me ngjarje të së kaluarës, duke përmendur agresionin serb në Kroaci, përfshirë shkatërrimin e Vukovarit, deportimin e civilëve në kampe dhe dëmtimin e trashëgimisë kulturore dhe historike. /Vijesti

Advertisement
Advertisement
Advertisement