Vaping nuk është më i sigurt se duhani - Gazeta Express
string(38) "vaping-nuk-eshte-me-i-sigurt-se-duhani"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

30/03/2026 21:23

Vaping nuk është më i sigurt se duhani

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

30/03/2026 21:23

Vaping, i promovuar shpesh si një mënyrë për të lënë duhanin, mund të jetë po aq i rrezikshëm sa cigaret tradicionale dhe lidhet me kancerin e mushkërive dhe të gojës, sipas një studimi të gjerë shkencor.

Studiues nga University of New South Wales në Sidnej analizuan kërkimet e publikuara mes viteve 2017 dhe 2025 mbi efektet e vaping-ut. Ata gjetën prova shqetësuese që tregojnë se përdorimi i cigareve elektronike mund të shkaktojë ndryshime në ADN, duke rritur rrezikun për zhvillimin e kancerit.k

Sipas studimit, vaping nuk është pa rrezik. Ai dëmton indet e rrugëve të frymëmarrjes, duke u lidhur me kancerin e mushkërive, dhe ndryshon mikrobiomën e gojës, çka çon në inflamacion dhe rrit rrezikun për kancer oral.

Rreziku është edhe më i madh për personat që përdorin njëkohësisht cigare dhe vape – një kombinim që mund të rrisë deri në katër herë mundësinë për kancer të mushkërive.

Autori kryesor i studimit, Bernard Stewart, theksoi se vaping nuk duhet parë si alternativë më e sigurt: “Është i rrezikshëm dhe ky është mesazhi kryesor.”

Edhe eksperti Freddy Sitas paralajmëron se nuk duhet të priten dekada për prova përfundimtare, siç ndodhi me duhanin: efektet negative tashmë po shfaqen dhe kërkojnë veprim të menjëhershëm.

Një rast i përmendur në studim ishte ai i një 19-vjeçari, i cili pas përdorimit të gjatë të vape zhvilloi një formë agresive të kancerit të gojës – një sëmundje shumë e rrallë në moshë të re pa faktorë të tjerë rreziku.

Përveç kancerit, vaping është lidhur edhe me sëmundje si Chronic Obstructive Pulmonary Disease (COPD), sëmundje të zemrës dhe dëmtime të trurit, për shkak të inflamacionit dhe stresit oksidativ që shkakton në organizëm.

Megjithëse vaping nuk përmban katran si cigaret tradicionale, ai përmban substanca toksike si formaldehidi, të cilat mund të shkaktojnë dëmtime qelizore dhe të kontribuojnë në zhvillimin e kancerit.

Ekspertët theksojnë se, edhe pse teknologji relativisht e re dhe kërkimet janë ende në zhvillim, mesazhi është i qartë: vaping nuk është alternativë e sigurt dhe mund të kontribuojë në rritjen e rasteve të kancerit, veçanërisht tek të rinjtë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement