Kjo është më e pakta nga ato që Shkëlzen Gashi vazhdoi t’i bëjë, të propagandojë, Nasim Haradinaj për ekspozitën - Gazeta Express
string(109) "kjo-eshte-me-e-pakta-nga-ato-qe-shkelzen-gashi-vazhdoi-ti-beje-te-propagandoje-nasim-haradinaj-per-ekspoziten"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 21:15

Kjo është më e pakta nga ato që Shkëlzen Gashi vazhdoi t’i bëjë, të propagandojë, Nasim Haradinaj për ekspozitën

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 21:15

Nasim Haradinaj duke komentuar pasaktësitë në lidhur me rastin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë, tha se Shkëlzen Gashi, ka vazhdu të propagandojë e t’i bëjë “argatin dreqit”.

Haradinaj në Pressing në T7 u shpreh:

“Kjo është më e pakta, sado që është vepër penale, nga ato që ka vazhdu Shkëlzen Gashi t’i bëjë, të propagandojë e ta kryejë argatin e dreqit. Kjo ka qenë ajo që e ka mbërri fundin, mjaftë është mjaftë”, tha Haradinaj në Pressing, transmeton Gazeta Express.

Video:

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se  në kuadër të hetimeve, është intervistuar Shkëlzen Gashi nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Gjithashtu, në vendbanimin e Gashit, prokuroria njoftoi se është realizuar një urdhër kontrolli nga hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, “me qëllim sigurimin e provave relevante për hetimin”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement