Mijëra trupa amerikane në Lindjen e Mesme mes skenarëve për operacion tokësor! Marinsave dhe forcave speciale i shtohen dhe parashutistët - Gazeta Express
string(136) "mijera-trupa-amerikane-ne-lindjen-e-mesme-mes-skenareve-per-operacion-tokesor-marinsave-dhe-forcave-speciale-i-shtohen-dhe-parashutistet"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 20:25

Mijëra trupa amerikane në Lindjen e Mesme mes skenarëve për operacion tokësor! Marinsave dhe forcave speciale i shtohen dhe parashutistët

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 20:25

Mijëra ushtarë amerikanë nga njësia elitare 82nd Airborne Division kanë nisur të mbërrijnë në Lindjen e Mesme, ndërsa Uashingtoni shqyrton hapat e ardhshëm në konfliktin me Iranin.

Sipas raportimit të Reuters, administrata e presidentit Donald Trump po vlerëson mundësinë e dërgimit të mijëra trupave shtesë në rajon – një lëvizje që do të zgjeronte opsionet ushtarake, duke përfshirë edhe një ndërhyrje të mundshme në territorin iranian.

Parashutistët, me bazë në Fort Bragg, i shtohen mijëra marinsave, marinarëve dhe forcave speciale që janë dislokuar tashmë në zonë. Vetëm gjatë fundjavës, rreth 2.500 marinsa amerikanë kanë mbërritur në rajon.

Zyrtarët amerikanë, që folën në kushte anonimiteti, nuk zbuluan vendndodhjen e saktë të dislokimit, por e cilësuan këtë zhvillim si të pritshëm në kuadër të përshkallëzimit të situatës.

Forcat shtesë përfshijnë elementë nga shtabi i divizionit, njësi mbështetëse dhe një batalion luftarak.

Megjithëse nuk është marrë ende një vendim për dërgimin e trupave në Iran, prania e tyre në rajon rrit ndjeshëm kapacitetin për operacione të mundshme në të ardhmen, ka transmetuar Panorama.

Sipas burimeve, këto trupa mund të përdoren për një sërë skenarësh në rast konflikti, përfshirë edhe një operacion për marrjen nën kontroll të Ishulli Kharg, i cili përbën qendrën kryesore për rreth 90% të eksporteve të naftës së Iranit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement