Kombëtarja turke merr rrugën për Kosovë, nesër finalja e madhe e “play-offit” - Gazeta Express
string(74) "kombetarja-turke-merr-rrugen-per-kosove-neser-finalja-e-madhe-e-play-offit"

Futboll

Gazeta Express

30/03/2026 16:33

Kombëtarja turke merr rrugën për Kosovë, nesër finalja e madhe e “play-offit”

Futboll

Gazeta Express

30/03/2026 16:33

Kombëtarja e Turqisë ka marrë rrugën për në Kosovë, ku do të sfidojë kombëtaren dardane në kuadër të “play-offit” të Botërorit 2026.

Turqit janë nisur gjatë orëve të pasdites, pasi në mëngjes kanë zhvilluar stërvitjen e fundit, para përballjes me Kosovën.

Kombëtarja turke u nis nga qendra e tyre stërvitore në Riva, për në aeroport, e më pas morën rrugën për në tokën kosovare.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e kombëtares së Turqisë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Kombëtarja jonë u nis nga Riva për ndeshjen ndaj Kosovës”, shkruhet aty.

Kombëtarja mysafire nuk do të stërvitet fare sonte, duke u bërë gati për ndeshjen e nesërme ndaj Kosovës.

Ndeshja Kosovë – Turqi, e cila i përket “play-offit” të Botërorit 2026, zhvillohet nesër, e martë, më 31 mars në “Fadil Vokrri”.

Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në Kupën e Botës të kësaj vere, që do të mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement