Hoxha: Nënshkrimi i marrëveshjes së parë kolektive është dëshmi e vlerësimit të punës së punëtorëve dhe avancimit të të drejtave të tyre - Gazeta Express
string(135) "hoxha-nenshkrimi-i-marreveshjes-se-pare-kolektive-eshte-deshmi-e-vleresimit-te-punes-se-punetoreve-dhe-avancimit-te-te-drejtave-te-tyre"

Maqedoni

Gazeta Express

30/03/2026 15:04

Hoxha: Nënshkrimi i marrëveshjes së parë kolektive është dëshmi e vlerësimit të punës së punëtorëve dhe avancimit të të drejtave të tyre

Maqedoni

Gazeta Express

30/03/2026 15:04

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Organizata Sindikale e Ministrisë sot shënuan një hap të rëndësishëm drejt avancimit të të drejtave të punëtorëve, me nënshkrimin e marrëveshjes së parë kolektive të këtij lloji.

Me këtë marrëveshje parashihet rritje graduale e pagave të punonjësve në ministri, nga 7 për qind duke filluar nga marsi i vitit 2026, me rritje shtesë në vitet 2027 dhe 2028. Ky është një sinjal i qartë se puna dhe përkushtimi i punëtorëve njihen dhe vlerësohen.

Njëkohësisht, sigurohet edhe përmirësimi i kushteve për të gjithë të punësuarit, përmes harmonizimit të pagave për kategoritë e tjera sipas dispozitave ligjore, si dhe përmes vendosjes së një sërë përfitimesh konkrete: kompensime për punë nate dhe me ndërrime, rregullim i pagesës së shpenzimeve të udhëtimit, punë gjatë festave dhe orëve shtesë, shpërblime jubilare, si dhe mekanizma të përforcuar për mbrojtje nga ngacmimi dhe përmirësim të sigurisë në vendin e punës.

Ministri Muamet Hoxha, pas nënshkrimit të marrëveshjes me kryetarin e Sindikatës së punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve , Tërpe Deanovski dhe kryetaren e organizatës sindikale Martina Spasovska Toceva, theksoi se kjo marrëveshje është rezultat i përkushtimit të përbashkët, dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Marrëveshja sjell më shumë qartësi dhe siguri në lidhje me të drejtat për pushime të paguara dhe të papaguara, duke kontribuar në një ekuilibër më të mirë ndërmjet jetës profesionale dhe asaj private.

Advertisement
Advertisement
Advertisement