Prilli po na vjen pak dyftyrësh, një javë e ftohtë me vikend ma të ngrohtë, me ditën e rrenave në midis. Por gjatë krejt javës keni ngjarje kulturore, sidomos muzikë të tona llojeve. Qe linku për top listën e plotë Monday Marks nga Suzanne Podkast që emitohet në T7!
Kjo javë sjell një kalendar të pasun kulturor e muzikor në Prishtinë, Pejë, Ferizaj e tutje: më 4 prill në AMC Hall performon cellistja dhe këngëtarja kubane Ana Carla Maza, ndërsa në Teatri Kombëtar i Kosovës rikthehet më 1 dhe 2 prill shfaqja “Kamarja e Turpit” e bazuar në veprën e Ismail Kadare.
Muzika live vazhdon më 3 prill në Lavjerr’s me grupin rock Garazhat e Bardha, ndërsa në Kino Jusuf Gërvalla shfaqet filmi klasik Queen Margot në kuadër të programit të kinemasë franceze. Teatri rikthehet edhe me “Bretkosa” të regjisores së ndjerë Burbuqe Berisha në Teatri Kamertal AAB Faruk Begolli.
Fundjava sjell edhe disa elektronikë n’plot vende: Ray Okpara me Lekë Berisha në e.d.h.e., edicioni i parë “Galaxy” në POSHT, si dhe Alex Niggemann në Temple Bar.
Ndërkohë në Tiranë, në TULLA – Culture Center, arkitekti Thomas Coldefy mban një bisedë të hapur mbi arkitekturën bashkëkohore dhe hapësirat publike në kuadër të serisë “Rhythms of Matter”.
🎭🎶🪩