Hong Kongu i prin listës për inteligjencë, shqiptarët dalin para fqinjëve në Ballkan, ja ku renditen - Gazeta Express
string(98) "hong-kongu-i-prin-listes-per-inteligjence-shqiptaret-dalin-para-fqinjeve-ne-ballkan-ja-ku-renditen"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2026 17:52

Hong Kongu i prin listës për inteligjencë, shqiptarët dalin para fqinjëve në Ballkan, ja ku renditen

Lajme

Gazeta Express

28/03/2026 17:52

Shqiptarët janë populli më inteligjent në Ballkan dhe jo vetëm. Të dhënat e mesatares së IQ-së për vitin 2025, të publikuara nga faqja International IQ Test, e rendisin Shqipërinë të 22-tën globalisht, mes 137 shteteve, duke lënë pas edhe Zvicrën, Italinë, Francën dhe Greqinë.

Shqipëria arriti një mesatare prej 101 pikësh, duke shënuar një rritje me 3,81 pikë nga matja e vitit të shkuar. Ky rezultat e bën Shqipërinë vendin me IQ-në më të lartë në Ballkan dhe në rajon, ku Serbia renditet në vendin e 35-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 48 dhe Mali i Zi në vendin e 54.

Shqipëria renditet pas vendeve si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, duke treguar një performancë të qëndrueshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe Evropës.

Renditja globale për 2025 tregon se vendet me IQ më të lartë janë Hong Kongu, Koreja e Jugut dhe Kina.

E gjendur në hartën globale të vendeve me performancë të lartë mendore, Shqipëria inkurajon zhvillimin e burimeve njerëzore në vend.

Advertisement
Advertisement
Advertisement