Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Vushtrri të premten rreth orës 15:00.
Siç bën të ditur policia, dyshohet se babai e ka goditur me veturë fëmijën e tij nga pakujdesia dhe i njëjti nga plagët e rënda ka ndërruar jetë.
Rasti është duke u hetuar.
“VRASJE NGA PAKUJDESIA
Vushtrri 27.03.2026 – 15:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij, i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.