Serbia i liron 4 shqiptarët e arrestuar - Gazeta Express
string(39) "serbia-i-liron-4-shqiptaret-e-arrestuar"

Ballina

Gazeta Express

28/03/2026 7:34

Serbia i liron 4 shqiptarët e arrestuar

Ballina

Gazeta Express

28/03/2026 7:34

Katër shtetasit shqiptarë të ndaluar nga autoritetet serbe janë liruar pa masë penale, pas përfundimit të seancës gjyqësore në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Alteo Hysi.

Sipas vendimit të gjykatës, katër shqiptarët, janë liruar pa asnjë masë penale, dhe u janë sekuestruar telefonat celularë me të cilët janë realizuar videot,

Gjithashtu Hysi sqaron se do të largohen nga territori i Serbisë pas përfundimit të procedurave.

Autoritetet serbe kanë pretenduar se videot e realizuara përmbajnë elemente të nxitjes së urrejtjes kombëtare, fetare dhe racore

Advertisement
Advertisement
Advertisement