A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoni, ja çka thonë nga Qeveria?! - Gazeta Express
string(73) "a-do-te-kete-zgjedhje-te-parakohshme-ne-maqedoni-ja-cka-thone-nga-qeveria"

Maqedoni

Gazeta Express

27/03/2026 11:13

A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoni, ja çka thonë nga Qeveria?!

Maqedoni

Gazeta Express

27/03/2026 11:13

Këshilltari për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun në kabinetin e Kryeministrit, Naum Stoilkovski, thotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ato ekzistojnë vetëm në mendjet e Venko Filipçes, Jon Frçkovskit dhe atyre personazheve që kanë mbetur në LSDM. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thotë Stoilkovski.

Stoilkovski foli edhe për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri ku theksoi se zgjedhja e tij është hapi më demokratik i ndërmarrë ndonjëherë nga një qeveri drejt Zyrës së Prokurorit Publik.

Siç thotë ai, ky është një njeri me një dosje të pastër.

“Është zgjedhur një njeri me një karrierë të pastër dhe profesionale, i respektuar nga kolegët e tij, propozimi erdhi prej tyre, kandidatura është e tija – ai ka vullnetin, ka dëshirën, nuk është i përfshirë në politikë”, tha Stoilkovski.

Advertisement
Advertisement
Advertisement