Kurti udhëton drejt Francës, ka drekë pune me Macronin - Gazeta Express
string(54) "kurti-udheton-drejt-frances-ka1-dreke-pune-me-macronin"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 10:58

Kurti udhëton drejt Francës, ka drekë pune me Macronin

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 10:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Francë, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Gjatë ditës, kryeministri Kurti pritet të ketë takim dhe drekë pune me presidentin e Fancës, Emmanuel Macron.

Nuk dihet ende agjenda e saktë e këtij takimi që Kurti do të ketë me presidentin francez. Megjithatë presidenti i Serbisë, Aleksnader Vucic, ka pretenduar sot se ka informacione rreth gjërave që do të diskutohen mes Kurtit dhe Macron.

Sipas tij, Kurti do të ketë dy kërkesa “që Franca ta kushtëzojë Serbinë të mos përdorë armë kundër shqiptarëve dhe të “mbështesë propozimin” që NATO të largohet nga Zona Tokësore e Sigurisë në veri dhe që Forca e Sigurisë së Kosovës të shkojë në veri./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement