Zotëria i Parë i Kosovës në Shtëpi të Bardhë: Brenda këtyre mureve u morën vendime që na siguruan lirinë e të ardhmen për fëmijët - Gazeta Express
string(128) "zoteria-i-pare-i-kosoves-ne-shtepi-te-bardhe-brenda-ketyre-mureve-u-moren-vendime-qe-na-siguruan-lirine-e-te-ardhmen-per-femijet"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 10:58

Zotëria i Parë i Kosovës në Shtëpi të Bardhë: Brenda këtyre mureve u morën vendime që na siguruan lirinë e të ardhmen për fëmijët

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 10:58

Zotëri i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si i ftuar në Samitin Botëror  “Fostering the Future Together” të organizuar nga Zoja e Parë e SHBA-së, Melania Trump”, shkruan Express.

Në fjalën e tij, Sadriu ka thënë se të qenit në Shtëpi të Bardhë, vendin që bartë në supe peshën e historisë, është shumë e rëndësishme.

Sadriu ka thënë se brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë janë marrë vendimet që kanë siguruar lirinë e Kosovës dhe që iu kanë dhënë të ardhme fëmijëve kosovarë.

“Vendimet e marra brenda këtyre mureve kanë siguruar të ardhmen e vendit tim dhe u kanë dhënë fëmijëve tanë të ardhme”, ka thënë Sadriu.

Advertisement
Advertisement
Advertisement