Era e fortë ka shkaktuar një incident pranë shkollës “Marigo Posio” në Vlorë, ku një pemë është rrëzuar duke dëmtuar një automjet të parkuar në afërsi.
Si pasojë, pema ka shembur edhe një pjesë të murit rrethues të shkollës, përpara se të përfundonte mbi makinën, duke shkaktuar dëme materiale, shkruan Top Channel
Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur prerjen dhe largimin e pemës, si dhe lirimin e rrugës për qarkullimin normal të mjeteve.
Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...