Ylli i The Little Mermaid dhe këngëtarja Halle Bailey flet për dashurinë, famën, mëmësinë dhe sfidat e të qenit një princeshë moderne e Disney-t.
Si e dallon “Princin e duhur”?
Pas roleve në histori romantike si “The Little Mermaid” dhe “You, Me & Tuscany”, Halle thotë se çdo personazh ka versionin e vet të dashurisë ideale. Ariel, sipas saj, nuk kërkonte një princ, por ishte e shtyrë nga kureshtja për jetën dhe të ardhmen. Edhe personazhi i saj Anna ndjek zemrën dhe instinktet. Për Halle, partneri i duhur është ai që të mbështet dhe nxjerr më të mirën nga ty.

Puna me Regé-Jean Page dhe dashuria për “Bridgerton”
Aktorin e përshkruan si të ngrohtë dhe me humor, ndërsa pranon se sharmi i tij britanik është i dukshëm sidomos në Londër. Sa i përket serialit Bridgerton, ajo do të donte të ishte mbretëresha – një figurë që kontrollon gjithçka dhe bashkon njerëzit në dashuri.
Mëmësia dhe arti
Halle tregon se mëmësia e ka ndryshuar thellësisht si artiste. Ndjenjat janë bërë më intensive dhe kjo reflektohet në muzikën e saj. Dashurinë për fëmijën e përshkruan si të pafundme, “sa hëna”, dhe thotë se kjo e ka bërë më të mirë në çdo aspekt të jetës.
Përballja me kritikat dhe mbështetja nga Rachel Zegler
Pas reagimeve negative për rolin e Arielit, Halle pranon se është e vështirë të jesh një grua e re në qendër të vëmendjes. Ajo thekson se duhet të mësosh të injorosh zhurmën dhe opinionet e tepërta. Për Rachel Zegler, e cila përjetoi kritika të ngjashme, thotë se e konsideron një mike, edhe pse njihen pak.
Marrëdhënia me Beyoncé
Halle vazhdon të kërkojë këshilla nga Beyoncé, të cilën e quan si një “teze të lezetshme”. Ajo e vlerëson për mbështetjen dhe për faktin që e inkurajon të jetë vetvetja.
Ngatërrimi me Halle Berry
Aktorja tregon me humor se shpesh ngatërrohet me Halle Berry. Emri i saj madje është frymëzuar nga aktorja, por ajo shpesh duhet të sqarojë: “Jam Bailey, jo Berry.”

Ana e mirë dhe e vështirë e famës
Për të, pjesa më e bukur është mundësia për të udhëtuar dhe për t’u kujdesur për njerëzit e saj të dashur. Ndërsa sfidat janë më shumë çështje perspektive – edhe pse pranon se ndonjëherë kërkesat për foto në momente jo të përshtatshme mund të jenë të sikletshme.
Planet për të ardhmen
Halle dëshiron të provojë veten në filma horror, duke kërkuar role më të errëta dhe më sfiduese krahas projekteve të saj më të lehta deri tani.
Muzika apo aktrimi?
Ajo ndihet më e lirë në skenë si këngëtare, sepse aty shpreh përvojat personale. Në aktrim, përballja me një ekip të madh dhe kërkesa për emocione të menjëhershme e bëjnë procesin më sfidues.
Besimi dhe spiritualiteti
E rritur në një familje të krishterë, Halle beson se talenti i saj është një dhuratë që duhet përdorur për mirë. Ajo përpiqet çdo ditë të jetojë sipas këtij parimi, duke dhënë më të mirën nga vetja në gjithçka që bën. /GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...