“Gjithçka gati”, FFK-ja publikon pamje nga zhveshtorja, para ndeshjes me Sllovakinë - Gazeta Express
string(79) "gjithcka-gati-ffk-ja-publikon-pamje-nga-zhveshtorja-para-ndeshjes-me-sllovakine"

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 19:03

“Gjithçka gati”, FFK-ja publikon pamje nga zhveshtorja, para ndeshjes me Sllovakinë

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 19:03

Më pak se dy orë kanë mbetur deri te ndeshja më e madhe në historinë e kombëtares së Kosovës në futboll.

“Dardanët” do të luajnë ndaj Sllovakisë në Bratisllavë, në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” të Botërorit 2026.

Pak para nisjes së ndeshjes, Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar pamje nga dhoma e zhveshjes së “Dardanëve”.

Në video shihen fanellat e bëra gati për lojtarët e Kosovës, të cilët sonte do të paraqiten me fanellat e bardha.

“Dhoma e zhveshjes e Kombëtares së Kosovës është gati – fanellat e vendosura dhe gjithçka në përgatitje për ndeshjen kundër Sllovakisë”, shkruan FFK-ja në “Facebook”.

Ndeshja Sllovaki – Kosovë nisë nga ora 20:45./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement