Atmosfera në Bratislavë po bëhet gjithnjë e më e nxehtë para përballjes mes Sllovakisë dhe Kosovës në play-off për Kupën e Botës 2026.
Autoritetet sllovake kanë rritur ndjeshëm masat e sigurisë, duke mos lënë asgjë rastësisë. Një numër i madh automjetesh policore janë vendosur pranë zonave ku ndodhen tifozët, ndërsa në terren janë angazhuar edhe njësi policore mbi kuaj për të mbikëqyrur rendin.
Forcat e sigurisë janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar çdo incident të mundshëm, teksa prania e madhe e tifozëve, veçanërisht atyre kosovarë, ka rritur ndjeshëm tensionin në qytet.
Ndeshja pritet të zhvillohet në një atmosferë të zjarrtë, brenda dhe jashtë stadiumit.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...