Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot doli me kërkesën që paga minimale në vend të ngritet në 35000 denarë (567.89 Euro) nga 26,046 denarë (422.61) sa është aktualisht.
“Të fillojmë me rritjen e pagës minimale në 35.000 denarë,” tha BDI sot në një komunikatë përmes Facebook, duke e arsyetuar kërkesën me rritje të çmimeve të mallërave dhe me këtë për të synuar rritjen e standarit jetësor të qytetarëve.
BDI tha se rritja e pagës minimale e bërë nga qeveria prej 1.600 denarë nuk është e mjaftueshme për shkak të rritjes së re të çmimeve.
“Edhe pse Qeveria u mburr me rritjen e pagave për rreth 1.600 denarë, realiteti në terren tregon se kostoja e jetesës gjatë vitit të fundit është rritur për së paku 6.000 denarë në muaj për çdo familje. Kjo nënkupton se qytetarët realisht përballen me rënie të fuqisë blerëse dhe çdo ditë luftojnë për të mbuluar nevojat bazë, » tha kjo parti opozitare.
« Çmimet e ushqimit, energjisë elektrike, derivateve të naftës dhe shërbimeve bazë janë në rritje të vazhdueshme, ndërsa masat e Qeverisë mbeten të vonuara dhe të pamjaftueshme. Në vend të zgjidhjeve sistemore, qytetarëve u ofrohen rritje që nuk mjaftojnë as për të mbuluar shpenzimet për ushqim dhe pije. BDI vlerëson se është e domosdoshme ndërmarrja urgjente e masave konkrete për stabilizimin e çmimeve dhe mbrojtjen e standardit jetësor. Në të kundërtën, do të vazhdojë trendi i varfërimit të qytetarëve dhe rritja e pabarazisë sociale, » tha më tutje BDI, duke arsyetuar kështu kërkesën për rritje të re të pagës minimale.
tag_katrorimaqedoni_2
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...