Masa e Qeverisë për uljen e çmimeve të karburanteve, ka dobësi serioze, është e vonuar dhe e pamjaftueshme, thotë Vanço Uzunov. Sipas tij, rritja e çmimeve të naftës do të shkaktojë valë të re inflacioni.
„Me këtë inflacion që kemi deri tani që nga fillimi i këtij viti, dhe ai që patjetër do të vijë më tej gjatë vitit, kategoritë më të cenueshme të qytetarëve janë tashmë të varfëruara, ndërsa edhe ata që deri vonë nuk ishin nën kufirin e varfërisë ka shumë mundësi që gjatë këtij viti, deri në verë, të bien në varfëri“, deklaroi Vanço Uzunov, Ekonomist.
Sipas akademikut Taki Fiti, Qeveria duhet urgjentisht të marrë masa më intensive, pasi analizat tregojnë se ndikimi i krizës së naftës mbi inflacionin është trefish më i madh krahasuar me atë në vitin 2022.
„Qeveria duhet të marrë shumë më shumë masa se ato që janë ndërmarrë deri tani, sepse mendimi im personal është se kjo goditje dhe kjo krizë e naftës është shumë më e fortë se ajo që ishte në vitin 2022. Efekte shumë më të mira mund të arrihen drejtpërdrejt nëse ulen akcizat, sepse kjo ndikon direkt në çmim..“, tha Taki Fiti, ekonomist dhe profesor universitar.
Me rritjen e çmimit të karburanteve, pritet një rritje shtesë jo vetëm e produkteve tregtare, por edhe e artikujve bazë ushqimorë. Shkaku qëndron në varësinë importuese të vendit, e cila është 70%, ku një pjesë e konsiderueshme e ushqimit që konsumohet sigurohet nga jashtë. /Alsat.mk.
tag_katrorimaqedoni_2
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...