Haxhiu nga Krusha e Vogël: Masakrat e kryera gjatë luftës mbesin plagë të hapura për shoqërinë - Gazeta Express
string(95) "haxhiu-nga-krusha-e-vogel-masakrat-e-kryera-gjate-luftes-mbesin-plage-te-hapura-per-shoqerine-2"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 13:22

Haxhiu nga Krusha e Vogël: Masakrat e kryera gjatë luftës mbesin plagë të hapura për shoqërinë

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 13:22

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar nga Krusha e Vogël se masakrat e kryera gjatë luftës në Kosovë mbeten plagë e hapur për shoqërinë, duke theksuar nevojën për drejtësi dhe ruajtje të kujtesës historike.

Ajo ka theksuar se krimet e kryera në Krushë të Vogël nuk janë vetëm pjesë e së kaluarës, por një dhimbje e vazhdueshme për familjet që humbën më të dashurit e tyre, duke nënvizuar se mungesa e tyre ndihet çdo ditë në jetën e përditshme.

“Kujtojmë se për tri ditë rradhazi, në Krushë të Vogël u morën jetët e 155 civilëve shqiptarë, mes tyre fëmijë dhe gra, përfshirë edhe një grua shtatzënë. Ajo që ndodhi këtu nuk është vetëm një kapitull i historisë sonë. Është një heshtje që vazhdon të rëndojë mbi çdo shtëpi që humbi babanë, nënën, fëmijët. Është mungesa që ndihet në tryezat familjare, në emrat që thirren dhe nuk përgjigjen më”, tha ajo.

Haxhiu theksoi se mizoritë nuk përfunduan vetëm me vrasjet, por vazhduan me shkatërrimin sistematik të shtëpive dhe objekteve të trashëgimisë kulturore, si dhe përpjekjet për zhdukjen e provave të krimeve.

“Duhet thënë që mizoria nuk përfundoi me masakrimin. Qindra shtëpi u rrafshuan bashkë me objektet e besimit drejt trashëgimisë kulturore, në një përpjekje për të zhdukur çdo gjurmë të jetës dhe identitetit. Tentativa për t’i zhdukur gjurmët, për t’i djegur trupat, për t’i fshirë provat, ishte përpjekje për të zhdukur edhe kujtesën. Ky krim ishte pjesë e operacionit të strukturuar shtetëror serb, i njohur brenda pra si Ministria e Punëve të Brendshme serbe, me formulën cinike: ‘pa trupa s’ka krim’”, tha ajo.

Ajo shtoi se institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë hapa konkretë për trajtimin e krimeve të luftës, përfshirë themelimin e mekanizmave për hulumtim dhe dokumentim, si dhe forcimin e kornizës ligjore për ndjekjen e këtyre krimeve.

“Pra, kjo ishte edhe doktrina për shumë veprime që kanë për qëllim adresimin e krimeve të luftës. Kemi themeluar Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës për hulumtim dhe evidentimin e krimeve të luftës. Kemi plotësuar boshllëqet e kahershme në kornizën tonë ligjore dhe kemi forcuar kapacitetet institucionale për trajtim më efektiv të krimeve të luftës. Në funksion të drejtësisë për këto krime, kemi mundësuar edhe gjykimin në mungesë, sepse Serbia që bëri gjenocid në Kosovë është bërë strehë për kriminelët e luftës dhe për terroristët që kryejnë krime në kohë të paqes”, tha ajo./EkonomiaOnline/

Advertisement
Advertisement
Advertisement