Premiera e radhës në Teatrin Kombëtar të Kosovës, vjen më 27 mars nga ora 20:00, me autor Max Frisch dhe regji të Agon Myftarit.
Në këtë produksion marrin pjesë aktorët Kushtrim Qerimi, Arta Selimi, Shkëlzen Veseli, Semira Latifi, Albina Krasniqi, Edlir Gashi, Ylber Bardhi, Lum Veseli, Donika Rushiti, Lis Maliqi dhe Erdonis Gashi.
Muzika për shfaqjen është realizuar nga Memli Kelmendi, ndërsa dramaturgjia mban firmën e Zoga Çeta Çitaku. Skenografia është punuar nga Nicola Minssen, ndërsa kostumet nga Samka Ferri. Ekipi realizues përfshin gjithashtu asistenten e regjisë Diellza Dedushi dhe inspicienten Nazmije Krasniqi, ndërsa për ndriçimin dhe tonin janë kujdesur Bujar Bekteshi dhe Arben Aliu.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...