Mëngjesin e sotëm, qyteti i Tetovës është tronditur nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Rauf Ramadanit, një personalitet i shquar në jetën publike, politike dhe ekonomike të qytetit. Lajmi është bërë i ditur nga miqtë dhe familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.
Rauf Ramadani njihej si një aktivist i palodhur politik, veçanërisht gjatë angazhimit të tij në radhët e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH). Për një periudhë kohore, ai shërbeu me përkushtim në krye të Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) të Tetovës, duke dhënë kontributin e tij në menaxhimin e sfidave urbane të qytetit.
Përveç angazhimit publik, Ramadani ishte një figurë qendrore në botën e biznesit lokal. Ai ishte themelues dhe pronar i rrjetit të njohur të marketeve “Erzana”, ndërsa së fundmi ishte fokusuar në drejtimin e kompanisë “Swiss Bakery”, duke gjeneruar vende pune dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë e rajonit të Pollogut.
tag_katrorimaqedoni_2
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...