Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllim të përcjelljes nga afër të procesit të aplikimeve për lejeqëndrim dhe regjistrimin e fakteve të gjendjes civile.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë vizitë morën pjesë përfaqësues nga ARC-ja, Departamenti Ligjor si dhe Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, të cilët monitoruan punën e zyrtarëve të angazhuar në pranimin e kërkesave dhe trajtimin e rasteve të qytetarëve.
Gjatë qëndrimit në Mitrovicën e Veriut, zyrtarët zhvilluan takime të drejtpërdrejta me qytetarë të interesuar për rregullimin e statusit të tyre juridik në Republikën e Kosovës. Ata ofruan informacione të detajuara mbi procedurat ligjore dhe mundësitë për pajisje me dokumente zyrtare.
Ndër çështjet kryesore të ngritura nga qytetarët ishin:
Ministria e Punëve të Brendshme ka theksuar përkushtimin e saj për ofrimin e shërbimeve transparente dhe të qasshme për të gjithë qytetarët, duke garantuar zbatim të njëtrajtshëm të legjislacionit në të gjithë territorin e vendit.
Vizita në Mitrovicën e Veriut, sipas MPB-së, është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për informimin e qytetarëve dhe lehtësimin e procedurave administrative, ndërsa nisma të ngjashme pritet të vazhdojnë edhe në komunat e tjera të Kosovës
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...