Nënkryetari i parë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në vend, duke numëruar një sërë vendimesh dhe veprimesh që, sipas tij, dëshmojnë për një devijim të qartë nga standardet demokratike dhe barazia ndëretnike.
Në një reagim publik, Osmani thekson se vetëm brenda një dite janë ndërmarrë disa hapa që prekin drejtpërdrejt përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe orientimin strategjik të vendit.
Reagimi i plotë i Bujar Osmanit:
Vetëm në një ditë:
1. Qeveria ul me 38% strukturën drejtuese në MPB, duke goditur drejtpërdrejt pozitat ku shqiptarët kishin përfaqësim dhe ndikim në nivelet kyçe
2. Dokumentet dëshmojnë se 5 shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive janë larguar në mënyrë të kundërligjshme
3. 25 milionë euro blerje të energjisë elektrike vetëm në tre muaj, edhe gjatë orëve të natës
4. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se më mirë të mbyllet Gjykata Kushtetuese sesa shqiptarët të kenë ndikim në të
5. 40 avancime në Regjistrin Qendror, asnjë për shqiptarët dhe komunitetet tjera etnike
6. Kryeministri mbylli shpresën se ky vend po ecën drejt Bashkimit Evropian, duke e bërë gjithnjë e më të qartë se ndryshimi i drejtimit strategjik të shtetit ka qenë plan i përgatitur me sponzorët e Qeverisë
7. Vlen? plotësojeni ju …
tag_katrorimaqedoni_2
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...