Vetëm 30% e reformave të zbatuara – bizneset kërkojnë rritje të konkurrencës dhe prodhimit - Gazeta Express
string(87) "vetem-30-e-reformave-te-zbatuara-bizneset-kerkojne-rritje-te-konkurrences-dhe-prodhimit"

Maqedoni

Gazeta Express

25/03/2026 16:51

Vetëm 30% e reformave të zbatuara – bizneset kërkojnë rritje të konkurrencës dhe prodhimit

Maqedoni

Gazeta Express

25/03/2026 16:51

Implementimi i Agjendës së Reformave në vend është vetëm rreth 30%. Nëse reformat nuk zbatohen, pasojat do të jenë të prekshme për qytetarët dhe bizneset, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sipas Mile Boshkovit, nga Konfederata e Biznesit, agjenda e reformave është e ndërlidhur ngushtë me planin e rritjes ekonomike në vend, përcjell Gazeta Express nga Alsat.

“Disa nga masat të cilat duhet të zbatohen duhet të jenë ndihmë konkrete e përkrahjes së biznesit dhe mendoj se këtu ende kemi mangësi të koordinimit apo kuptimit të nevojës se duhet të lehtësohen procedurat, barrierat ligjore, klima e biznesit që të mundët biznesi të kuptojë se një reformë e caktuar, qofte ajo në siç ishte me E-faktuarën, apo qasjen tek financat, apo infrastruktura, janë pjesët më e imët e ekonomisë të cilat do të mund të shfrytëzohen dhe të ndjejmë agjendën e reformave,” deklaroi Mile Boshkov – Nga Konfederata e Biznesit të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Boshkovit, duke rritur nivelin e konkurrencës, prodhimit e shërbimeve mund të afrohemi më lehtë drejt tregut evropian.

”Duke e rritur nivelin konkurrues, prodhimtarisë më të madhe, shërbimeve, mënyrën e komunikimit dhe metodën e evidentimit, do të mund të afrohemi drejt tregut evropian. ”Fokusi kryesor duhet të jetë ekonomia rajonale ku na i njohin produktet që më pas të fillojmë që t’i mësojmë prodhuesit tonë që të mund të prodhojnë produkte siç janë për mbrojtjen e mjedisit, e më pas do të mund të jemi pjese e tregut global, tha Mile Boshkov – Nga Konfederata e Biznesit të Maqedonisë së Veriut.

Pjesëmarrësit në konferencën “Më pak barriera, më shumë mundësi”, organizuar nga Instituti për Demokraci në Shkup, theksuan se sfida kryesore nuk është nëse reformat janë të nevojshme, por zbatimi i tyre në praktikë, në mënyrë që efektet të ndihen realisht në funksionimin e përditshëm të bizneseve. /Alsat.mk

Advertisement
Advertisement
Advertisement