Gruda: VV-ja ka dëshiruar një president militant partiak - Gazeta Express
string(55) "gruda-vv-ja-ka-deshiruar-nje-president-militant-partiak"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 6:48

Gruda: VV-ja ka dëshiruar një president militant partiak

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 6:48

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka drejtuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke e akuzuar se synon një president të kontrolluar politikisht dhe të varur nga partia në pushtet.

Në Debat Plus, Gruda deklaroi se Vetëvendosje po synon një figurë që është plotësisht në shërbim të saj.

“Këta kanë dashtë president më shumë se kaq (se presidentja Vjosa Osmani). Më shumë se ua cakton datën e zgjedhjeve. Që është në diktatin e plotë, që është militant partiak, i instaluar në zyrën e kreut të shteti. Kjo është e keqja. Se të gjithë ne po e kuptojmë ku po shkojmë. Prandaj duhet me ndalë”, ka thënë Gruda.

Ndryshe edhe një javë përfundon afati i masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese për dekretin e 6 marsit të presidentes Vjosa Osmani, më të cilin ajo shpërndau Kuvendin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement