Emisioni “Nga Afër” me moderatoren Aurora Amellahu vjen këtë të martë nga ora 22:30, me një rrëfim të veçantë dhe shumë emocional.
Të ftuarit e parë janë ish-kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me nënën e tij, Rukë Haradinaj.
Në përvjetorin e Betejës së Gllogjanit, nënë e bir vijnë për herë të parë bashkë në një intervistë televizive për të rrëfyer kujtimet nga 24 marsi i vitit 1998, një nga ditët më të vështira për familjen Haradinaj dhe për gjithë Kosovën.
Lufta e zhvilluar në oborrin e shtëpisë së tyre, humbja e djemve Luan Haradinaj dhe Shkëlzen Haradinaj, momentet më të rënda të nënës Rukë, si dhe rrëfimi për mbijetesën me dhjetë fëmijë, vijnë në një intervistë ndryshe, plot emocione dhe kujtime të pathëna më parë.

Në këtë bisedë, ish-kryeministri Haradinaj flet edhe për fëmijërinë e tij, për sakrificat e familjes dhe për periudhën e luftës, duke sjellë detaje që publiku nuk i ka dëgjuar më herët.
Emisionin “Nga Afër” mund ta ndiqni këtë të martë nga ora 22:30.