Kosova është bërë destinacioni më i ri i modës evropiane për meshkuj. Brendi i njohur botëror, Mango Man, ka hapur zyrtarisht dyqanin e tij të parë në Kosovë. Ky hap shënon një moment të rëndësishëm për tregun vendas, duke sjellë për herë të parë koleksionet e plota që kombinojnë elegancën klasike me stilin urban modern, të cilat deri më tani, adhuruesit e modës i kanë kërkuar në metropolet evropiane.
Një epokë e re e stilit për burrin modern
I themeluar fillimisht në vitin 2008, Mango Man ka evoluar duke u bërë lider global në modën e meshkujve. Dyqani i ri në Albi Mall, në katin e parë, ofron një përvojë unike blerjeje, ku klienti mund të gjejë gjithçka: duke filluar nga kostumet e qepura me precizitet për evente formale, e deri te veshjet “casual” për përditshmëri dhe linjat e avancuara “performance”, të krijuara me pëlhura që nuk rrudhen dhe e rregullojnë temperaturën e trupit.
Pse Mango Man është i veçantë?
Përtej dizajnit, Mango Man njihet botërisht për disa shtylla kryesore që e bëjnë atë të preferuarin e ikonave si Zinedine Zidane dhe Antoine Griezmann:
Cilësia e materialeve: Përdorimi i pambukut organik, leshit premium dhe materialeve të ricikluara siguron që çdo veshje të jetë jo vetëm estetike, por edhe e qëndrueshme.
Inovacioni dhe teknika: Linjat si “Traveler” dhe “Travel Suit” janë projektuar posaçërisht për meshkujt dinamikë që udhëtojnë, duke ofruar komoditet maksimal pa e sakrifikuar pamjen elegante.
Misioni i gjelbër: Si pjesë e strategjisë “Sustainable Vision 2030”, Mango Man po udhëheq rrugën drejt një mode më etike, duke përdorur teknologji që e kursen ujin dhe i redukton emetimet e karbonit në prodhim.
“Shtëpia e brandeve botërore”
Hapja e Mango Man e konfirmon edhe një herë statusin e “Albi Mall” si “shtëpia e brandeve më të mëdha botërore” në Kosovë. Hapësira e re është dizajnuar me konceptin e fundit arkitektonik të Mango-s, i cili përdor ngjyra neutrale dhe materiale natyrale për të krijuar një ambient mikpritës dhe të sofistikuar.
Të gjithë të apasionuarit pas stilit dhe cilësisë janë të ftuar të vizitojnë dyqanin e ri për të zbuluar koleksionin e fundit Pranverë-Verë 2026, i cili sjell nuancat e tokës, prerjet moderne dhe aksesorët që e kompletojnë çdo dukje.
Koleksionet e fundit nga Mango Man mund t’i gjeni edhe në llogarinë në Instagram mangomanks.