Deputetja e LDK-së:  Sa më e lartë është nafta, aq më e lartë do të jetë TVSH-ja - Gazeta Express
string(77) "deputetja-e-ldk-se-sa-me-e-larte-eshte-nafta-aq-me-e-larte-do-te-jete-tvsh-ja"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 7:37

Deputetja e LDK-së:  Sa më e lartë është nafta, aq më e lartë do të jetë TVSH-ja

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 7:37

Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se rritja e çmimit të naftës ka si pasojë rritjen e TVSH-së, duke theksuar se nëse çmimi i naftës rritet, automatikisht rritet edhe TVSH.

Ajo ka shtuar se 51 përqindëshi mjafton për të ta formuar Qeverinë, por shqetësimi sipas saj është “mshelja e derës së dialogut dhe injoranca ndaj pagesave tona”.

Sipas saj, rritja e çmimeve dhe taksave është duke krijuar një pasiguri për qytetarët dhe bizneset.

“Ish desht me kanë opsionet subvencionet  e mundshme. As nuk e ka shqyrtu ndonjë mundësi të shqyrtimit që a bën TVSH me u hek apo nuk bën. Në moment që rritet çmimi rritet edhe TVSH.

“Nëse po mendohet se po keqpërdoret çmimi atëherë edhe po trashet logjika e Hekuran Muratit në 2022 ku thotë “heqja e akcizës po trash xhepin tregtarëve”, këtu po trashet xhepi veç i shtetit.

“Në moment që merret nafta, akciza hyn për litër, dhe TVSH hyn për çmim, na i paguajmë, këtë pjesën e TVSH në start merret, i merret biznesit… ne jemi palë e dëmtimit të çfarëdo lloji”, tha Ymeri. /KlanKosova

Advertisement
Advertisement
Advertisement