Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë ka dorëzuar padi penale kundër shtetases B.B.I. (31 vjeç) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “përvetësim”.
Sipas raportit të policisë, e denoncuara, në cilësinë e punonjëses në një filial banke në Tetovë, më datë 03.11.2025, në ambientet zyrtare të bankës ka pranuar shumën prej 39.000 eurosh nga një 59-vjeçar tetovar. Paratë ishin dorëzuar me qëllim që të depozitoheshin në llogarinë e tij bankare. Megjithatë, në vend që t’i transferonte mjetet brenda afatit prej tre ditësh, ashtu siç i kishte premtuar klientit, ajo i ka përvetësuar ato në mënyrë të paligjshme.
Më datë 18.11.2025, i dëmtuari ka shkuar sërish në bankë dhe pas një takimi me personin e autorizuar të filialit, po atë ditë i është kthyer një pjesë e parave. Sa i përket pjesës tjetër të mbetur, personi i autorizuar e ka udhëzuar atë te një drejtues i një personi juridik, i cili po ashtu i ka kthyer një pjesë të mjeteve. Megjithatë, shuma prej 39.000 eurosh nuk i është rimbursuar plotësisht të dëmtuarit.
tag_katrorimaqedoni_2