Aksidenti fatal në pistën e La Guardia në New York: Avioni u përplas me kamionin, vdesin dy pilotët - Gazeta Express
string(97) "aksidenti-fatal-ne-pisten-e-la-guardia-ne-new-york-avioni-u-perplas-me-kamionin-vdesin-dy-pilotet"

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 12:10

Aksidenti fatal në pistën e La Guardia në New York: Avioni u përplas me kamionin, vdesin dy pilotët

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 12:10

Dy pilotë humbën jetën pasi një avion i Air Canada Express u përplas me një kamion zjarrfikës gjatë uljes në aeroportin La Guardia në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton The Guardian.

Nga përplasja u plagosën rëndë edhe nëntë persona, të cilët janë dërguar në spital. Mjeti zjarrfikës ishte në pistë duke reaguar ndaj një emergjence tjetër.

Avioni, me 72 pasagjerë dhe 4 anëtarë ekuipazhi në bord, goditi kamionin me rreth 24 milje në orë. Dëshmitë tregojnë se kontrolli ajror tentoi ta ndalte mjetin pak sekonda para përplasjes.

Sipas The Guardian, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe disa fluturime u devijuan, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement