Vdes në QKUK edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës - Gazeta Express
string(73) "vdes-ne-qkuk-edhe-e-dyshuara-per-vrasjen-e-dyfishte-ne-majac-te-podujeves"

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 11:48

Vdes në QKUK edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 11:48

Ka vdekur edhe Ardita Gashi, e dyshuara për vrasjen e dyfishtë mbrëmë në fshatin Majac të Pocujevës.

“Sipas njoftimit nga Qendra Emergjente, po, edhe rasti 31-vjeçarja ka ndërruar jetë”, i tha televizionit T7 zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

31-vjeçarja, siç merr vesh Gazeta Express, dyshohet se pasi vrau I.B (45 vjeç) – i cili vdiq në vendin e ngjarjes – e plagosi edhe gruan e axhës së saj, M.G (75-vjeçare), e cila gjithashtu vdiq në QKUK si pasojë e plagëve të marra.

Pasi qëlloi në drejtim të dy viktimave, Ardita Gashi dyshohet se e qëlloi edhe veten.

Prokuroria Themelore e Prishtinës tha se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri, disa gëzhoja si dhe “prova të tjera materiale relevante për rastin”.

Prokuroria tha se po zhvillon hetime intensive dhe se “motivi i këtij rasti ende nuk është i njohur”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement